Dallku rreshtohet krah Dukës: Nuk mund të kthehemi 20 vite pas

Beteja për kreun e FSHF-së duket se ka përfshirë të gjithë, nga tifozët e thjeshtë e deri te personalitetet dhe futbollistët e njohur, të së tashmes dhe së shkuarës.

Një emër i njohur si Armend Dallku, protagonist për shumë vite me kombëtaren shqiptare (afruar në kombëtaren U-21 pikërisht në vitin 2002) dhe tashmë pjesë e Prishtinës në Superligën e Kosovës, e thotë hapur mendimin e tij, duke komentuar në Instagram në një foto të postuar nga Armand Duka.

Ju, ju dhe vetëm ju, president. Nuk e vë në dyshim fitoren tuaj, çdo rezultat tjetër do të thotë kthim prapa për 20 vite të futbollit shqiptar, mu në atë pikë siç e kishe gjetur ti kur erdhe. Të përshëndes dhe të uroj shëndet lumturi dhe pa dyshim FITORE”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *