Dallku debutoi me fitore, Mezani: Ua falëm ndeshjen, kemi bërë gabime amatore

Armend Dallku e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në stolin e Prishtinës. Madje duke arritur një fitore ndaj Gjilanit, ekipit që ndodhej në vendin e parë të renditjes.

Goli do të vinte në sekondat e fundit, për t’ia dalë në shifrat 2-1. Trajneri Gentian Mezani ka folur për arsyet e humbjes për “Supersport”, duke vendosur theksin në gabimet e kryera nga ekipi i tij:

“Pjesën e dytë e kemi dominuar lojën mendoj që e kemi falur sot lojën kundërshtarit, të cilët morën një fitore të madhe ndaj nesh.

Sot lojën me shumë e kemi falur sesa ka fituar Prishtina. Kemi gabuar mjaft te dy golat dhe padyshim që i ka shfrytëzuar kundërshtari. Kemi ardhur për tre pikë në Prishtinë por më vjen keq se bëmë gabime amatore”, ka thënë Mezani. /Sport Ekspres/