Dalipi prezantohet të Luftëtari: Projekt me të rinj, ja çfarë synoj

­Klevis Dalipi është prezantuar ditën e sotme si trajneri i ri i ekipit të Luftëtarit. Kjo është hera e dytë që tekniku elbasanas vihet në drejtim të një ekip në Kategorinë Superiore, pasi më parë ka drejtuar Partizanin për një periudhë 3-mujore gjatë sezonit 2017/2018.

Në fjalët e tij të para si trajner i ekipit gjirokastrit, Dalipi zbuloi se projekti i skuadrës do të mbështetet te të rinjtë shqiptarë dhe se objektivi parësor i klubit është qëndrimi në Superiore.

“Pranova me kënaqësi ftesën e drejtuesve. Jam këtu për të formuar skuadrën dhe ‘basti’ im është që deri në fund të sezonit klubi të shesë një ose dy lojtarë. Do të bazohemi te elementët e rinj dhe kryesisht te futbollistët shqiptarë. Gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe shumë lojtarë në provë. Objektivi minimal është qëndrimi në Superiore, por do të shohim hap pas hapi. E rëndësishme është të formojmë një grup dinjitoz, që të përballoj më së miri garën. Do të punojmë me ata lojtarë që kanë dëshirë për të punuar, sesa ata që kanë cilësi, por nuk angazhohen sa duhet”, tha Dalipi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *