Dalipi: Partizani nuk toleroi, Tirana nuk ka besim dhe harmoni

0

Paraqitjet e fundit të Tiranës nuk e bëjnë aspak optimist ish-trajnerin e Partizanit, Klevis Dalipin. Ish-futbollisti i disa skuadrave të Superiores komentoi situatën që po përjetojnë bardheblutë në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”.

TIRANA KUNDËR LAÇIT – “Është një fushë shumë e vështirë ajo e Laçit. Tirana do ta ketë shumë të vështirë. Nuk kanë entuziazëm, nuk kanë besim, nuk kanë harmoninë. Në Laç duhet të shkohet për të fituar jo për barazim, por për momentin Tirana nuk i ka lojtarët në nivelin e duhur të luftës për t’u vënë përballë një Laçi, as më tepër në fushën e këtyre të fundit. Uroj që të jetë një ndeshje e drejtë  e të fitojë më i miri. Me mënyrën që e pashë të luante ndaj Kastriotit do ta kenë shumë të vështirë”.

PARTIZANI – “Duhet ta pranojnë se lojtarët që u aktivizuan ndaj Teutës nuk kanë pasur minutazhin e duhur. Mendoj se trajneri Gega ka menduar t’u japë mundësi lojtarëve për të treguar veten. Disa prej tyre janë akoma nën kontratë dhe nëse nuk bindin mund të huazohen. Tolerim? Nuk mendoj se jam në gjendje ta dalloj këtë. Di të them se Partizani pati një rast të shkëlqyer me Mensah. Hidi kreu një pritje shumë të vështirë në atë rast. Nuk është se Mensah e humbi qëllimisht”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.