Dalipi në fundin e rrugës, mesazhi i tij flet qartë

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, ka folur përmes rrjeteve sociale ditën e sotme, duke lëshuar një mesazh që lë vënd për interpretim, por që ngjan si lamtumirë. Vetë tekniku shprehet se koha në profesionin e trajnerit është e pamjaftueshme. Një sinjal largimi? Qartësisht po, pasi prej kohësh kanë qenë në ajër lajmi se Partizani e ka gjetur trajnerin e ri.

Ky profesion s’të jep shumë kohë. E rëndësishme është që në këto kushte, pavarësisht situatave apo vështirësive, të japësh gjithçka mundesh në të vetmen mundësi”.

Edhe në të shkuarën Dalipi ka lëshuar mesazhe në rrjetet sociale, si në rastin kur deklaroi se ishte i lumtur që po i afrohej të bërit trajner i parë te Partizani, edhe pse në atë kohë ishte Starova në drejtim dhe postimi i tij krijoi konflikt, duke qenë se Starova e konsideroi një thikë pas shpine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *