Dalipi: Europa e pakapshme, por nuk dorëzohemi

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi ka pranuar se Partizani është pothuajse jashtë Europës, por ai dhe ekipi do të luftojnë deri në fund. Në një intervistë të gjatë pas ndeshjes me “Supersport” trajneri i të kuqve foli pa dorashka se çfarë do të ndodhë në vazhdim me Partizanin.
Rezultati – “Kishim një javë shumë të shkurtër për të punuar, vinim pas një humbje të rëndë. Djemtë punuan, por kaq kohë kishim. Pas pjesës së parë folëm me lojtarët, biseduam se duhet të ishim të kujdesshëm se nuk ka mbaruar asgjë. Nuk dua të bëj fajtorë lojtarët, por oshilacionet e vitit si duket futen ekipin në trysni dhe ndjeu ngarkesën e sezonit. Morëm rezultat pozitiv, e vërtetë, por që na largon nga lufta e vendit të tretë. Nuk që e thënë, por kemi tre ndeshje të tjera, kemi një javë shumë të vështirë me Vllazninë që luan për mbijetesë. Duhet të kemi moralin në rregull. Komplimentoj lojtarët, ky është futbolli dhe të vjen keq që nuk morëm më shumë se një barazim”.
Teuta e Telushi – “Nuk besoj se ka lidhje kjo me humbjen. Në përbërje kam lojtarë shumë të mirë. Këto ndeshje i bën lojtarët të japin më tepër, sesa në ndeshjen me Lushnjën. Lojtarët duhet të ndiejnë ndeshje të kësaj rëndësie për të dhënë gjithçka. Tre pikët janë të njëjtat si me Luftëtarin si me skuadrën simpatike të Lushnjës. Do të luftojmë deri në fund për të arritur Europën.
Larg Europës – “Janë dhe 9 pikë në garë, do të luftojmë për të dhënë gjithçka. Ndaj Vllaznisë do të jetë një takim i vështirë. Duhet të bëjmë gjithçka. Nuk e di se çfarë duhet të ndodhi, kemi nevojë edhe për tifozët”.
Zërat për trajnerë – “Unë duhet të luftojë fort së bashku me lojtarët, për të gjitha takimet. Takimet janë të gjitha të rëndësishme. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Të njëjtë lojtarë ishim që morën super merita. Lojtarët duhet të japin në çdo ndeshje gjithçka. Përbërjen e skuadrës e kemi, por oshilacionet e fillimit të vitit, ndikuan. Nuk do ti demoralizonte ata kaq shume. Rrjetet sociale kanë ndikuar, me lajmet e ardhjes së trajnerit. Nëse nuk merr rezultatin, ajo është pasqyra e vërtet. Nuk e kam humbur besimin, do të bëjmë diçka për të shkuar në Europë, më pas të shohim çdo të ndodhë”.
Kulum-Malaj – “Ka qenë një zgjedhje taktike. Ndihmonte edhe në fazën mbrojtëse edhe në sulm. Mala është shtatshkurtër. Prezantimi i Kulumit na jepte më shumë shtatlartësi. Në golin e dytë, funksionoi ajo që bëmë në stërvitje. Ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, ndaj edhe zgjedhjet janë të tilla”.
Gjendja e ekipit – “Në përbërje kam lojtarë të mirë, ndeshje të këtij karakteri na duhen, të luftuar kaq fort. Ato bëjnë që lojtarët të luajnë më tepër. Skuadra nuk kishte lidhje me prezantimin e sotëm në krahasim me sfidën me Lushnjën. Lojtarët duhet të ndjejnë ndeshje të kësaj rëndësie për të dhënë gjithçka, duhet punuar që 3 pikët janë të njëjta si me Luftëtarin, ashtu edhe me skuadrat e tjera. Do të luftojmë deri në fund për Europën, se është i vetmi objektiv që shpëton sezonin me shumë probleme”.
Vllaznia – “Dihet që Vllaznia është e vështirë, por kemi objektiv madhor. Shpresojmë të bëjmë diçka për tifozët për ndeshjen e kthimit. Kemi nevojë për ta në ndeshjen me Vllazninë”.
Ndikimi – “Ajo pse isha i mërzitur pas Kukësit, ishte fakti që e di që nuk është ekipi ky. Këto lojtarë janë ata që kanë qenë super të motivuar, ndërsa ndodhin ndeshje të tilla. Po si duket ndikojnë oshilacionet e vitit, do të ishte në vazhdimësi më e mirë skuadra nëse do të kishte që në fillim qëndrueshmëri. Rrjetet sociale kanë ndikuar pak, se punojmë gjatë gjithë javës bashkë, rezultat i shikon gjithkush. Pastaj gjithçka komentohet është rezultati. Nuk kam humbur besimin, edhe këto 3 javë do të luftojmë që të arrijmë të çojmë skuadrën në Europë, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *