Dalin përgjigjet për 50 testet e kryera te Partizani, çfarë do të ndodhë për derbin me Tiranën?

Partizani-Tirana është programuar për t’u zhvilluar në mbrëmjen e sotme, në derbin që pritet nga ana e të gjithë tifozëve, ku për herë të parë nuk do të kenë mundësinë për ta ndjekur nga stadiumi. Por pikësëpari pyetja që shtrohet është: “A do të luhet sot derbi?”.

Saktësisht kjo pyetje nuk merr ende përgjigje, ndërsa zhvillime të reja priten në mëngjesin e nesërm. Te Partizani e kanë të qartë tani se ku është gjendja e infektimit të ekipit pas daljes pozitiv të Boldor dhe Ferhatit.

Nga 50 testet e kryera në skuadrën e kuqe, kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus vetëm 3 prej tyre. Një shifër e vogël kjo, por e mjaftueshme sa për të prishur planet e ndeshjes. Ajo që nuk duhet të harrohet është rasti i Bylisit ku me daljen pozitiv të Qardakut dhe ku më pas të gjithë lojtarët e tjerë dolën negativ, sërish ka pasur tentativa për të shtyrë ndeshjen e tyre kundër Tiranës deri në momentin e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *