Dalin me prova kundër Barcelonës, kishin pretendime për gabime të arbitrit

Barcelona nuk shkoi më tepër se një barazim ditën e djeshme në transfertën me Real Sociedad, që përfundoi me shifrat 2-2. Katalanasit patën pakënaqësi me gjykimin e kryesorit Javier Alberola Rojas, i cili sipas tyre nuk akordoi një penallti në minutat e fundit të takimit. Pique u rrëzua në zonën kundërshtare, por arbitri e cilësoi gjithçka si të rregullt, duke mos e parë edhe një herë rastin në VAR.

Por përgjigja për Barcelonën vjen nga vetë kundërshtarët e tyre, Real Sociedad, që kanë reaguar në faqen e tyre zyrtare në “Tëitter”. Klubi spanjoll ka shpërndarë një foto ku shihet mbrojtësi katalanas që mban nga fanella lojtarin e Socidadit, dhe e ka shoqëruar këtë me fjalët: “Nëse disa njerëz preferojnë të tregojnë foto të ndryshme, ne i ndihmojmë të zgjedhin ato që tregojnë më së miri realitetin”./Sport Ekspres/