Dajën e tërbon një lojtar: Nuk del askush mbi disiplinën taktike!

Ilir Daja nuk është ndjerë mirë pas humbjes me Skënderbeun. Më së shumti prej mënyrës se si pësuan golin e parë. Trajneri i Flamurtarit e ka me një lojtar, por nuk përmend emra fillimisht. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai foli për gjithçka në lidhje me takimin kundër korçarëve.

ANALIZA E NDESHJES – “Për të bërë analizën ka shumë pak gjëra. Natyrshëm, që përveç 15 minutave të fundit kur kundërshtari mori lojën në dorë, ndeshja ishte e ekuilibruar. Ajo që nuk shkoi sot, pa dashur t’u a përcjell lojtarëve të mi. Trajneri merr përsipër gabimet. Nuk mundet që t’i mësoj lojtarëve të marrin dhe të pasojnë topin. Gjuha e futbollit është marrja dhe pasimi”.

“Duhet të përmirësojmë anën psikologjike. Edhe në Gjirokastër e mbaruam pjesën e parë 1-0 dhe u munduam të menaxhojmë ndryshe nga ajo që përgatisim në stërvitje”.

ZHGËNJIMI TE GOLI I PARË – “E kisha me një individ të veçantë, edhe pse nuk dua ta them emrin. Një lojtar, që është me eksperiencë që është këtu në Vlorë, të ndryshojë vendoje. Nuk duhet të ja lëmë rastësisë, pasi kemi punuar në stërvitje. Nuk mundet asnjëri, kushdo qoftë ky që të dalë mbi disiplinën taktike, çka solli dhe atë moment që u ndëshkuam”.

“Ne duhet të përmirësohemi dhe të kthejmë besimin tek lojtarët. Brenda këtij grupi ka cilësi. Ky është një refleksion edhe nga viti i kaluar, kur në përballjet me Skënderbeun, Flamurtari ka pasur një bilanc negativ. Ramë në presion, por jo në presion të asaj që na vuri në vështirësi kundërshtari. E pamë se disa lojtarë që kanë shumë eksperiencë në Superiore kishin mangësi në gjërat më të thjeshta. Duhet të përmirësohemi në anën psikologjike”.

MUNGESA E ALLËS – “Nuk kam qejf që të luhet me topa të gjatë dhe pa mbështetjen e pjesës tjetër të ekipit.  Mungesa e Allës është e rëndësishme, por duhet shtuar që Torasa nuk ka gjendjen e tij më të mirë fizike dhe Alvesh ende vepron si një individ i shkëputur, pasi akoma nuk është përshtatur. Çdo gjë varet nga ana psikologjike. Një lojtarë si Pollozhani vepron nën presion në një hapësirë të madhe dhe do të thotë që këtu ka diçka që nuk shkon”.

“Doja të sakrifikoja në momentet e fundit, por Pollozhani kërkoi ndryshim të detyruar, si me Hysenin. Më pas ndryshuam dhe në manovër, ajo që është punuar në stërvitje, ka qenë tjetër nga ajo që lojtarët nën drejtimin tim shfaqën në këtë ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *