Dajan Shehi i dyzuar, dy klube të Superiores pas tij

0

Mesditën e së premtes, ish-futbollisti i Kastriotit në sezonin e kaluar, Dajan Shehi, është kontaktuar nga drejtuesit i skuadrës së Vllaznisë. Shkodranët e kanë veçuar mbrojtësin elbasanlli te skuadra krutane në sezonin që mbyllëm.

Oferta zyrtare sot duket se ia ka “trullosur” mendjen qendërmbrojtësit shtatlartë, i cili ka folur për SportEkspres.com dhe ka saruar se si është situata në lidhje me të ardhmen e tij.  Shehi duket i dyzuar, pasi edhe pista “Tirana” mbetet e hapur për të.

“Sapo kam biseduar me drejtues të Vllaznisë, të cilët më bënë ofertë të jem pjesë e tyre për sezonin e ri. E mendoj një ofertë serioze dhe nuk e kam refuzuar, por as nuk e kam pranuar ende. Sepse duke qenë në kontakte me Tiranën, më mbetet që me këtë skuadër të madhe ta mbyll pozitivisht. Gjithsesi, asgjë nuk është mbyllur dhe do jem në kontakt me shkodranët”, deklaroi Dajan Shehi.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.