Daja: Vijoj te Skënderbeu, për horizonte të reja

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur në RTSH pas përfundimit të kampionatit dhe ngritjes së trofeut të kampionatit. Daja konfirmon se do të vijojë të qëndrojë në Korçë.

“Është një ditë e madhe, festojmë titullin e tetë, por duam edhe kupën, nuk ka mbaruar asgjë. E kemi nisur me një paraqitje të madhe në Europë, edhe në grupe luftuam shumë mirë. Kemi kryesuar gjatë gjithë kampionatit, kemi përballuar situata të vështira krijuar nga dënimi i UEFA-s dhe të dielën duam festën e radhës me triumfin në kupë. E merituam, e meriton edhe qyteti, askush nuk mund të thotë që Skënderbeu nuk e meriton suksesin e këtij sezoni.

“Mbyllja me humbje? Nuk do doja të mbyllej kështu, duhej të festonim ndryshe. Marr përgjegjësitë e mia për këtë mbyllje të sezonit. Kam rezerva për paraqitjen e skuadrës, por nuk jam dakord me atë që thuhet se Skënderbeu po i mëson keq lojtarët, me humbjet e fundit. Jam krenar që i mundësuam Korçës të festojë edhe një trofe tjetër, duke qenë pararojë e futbollit shqiptar.

“E ardhmja? Kemi rënë parimisht dakord për gjithçka, nuk ka arsye pse të mos vazhdoj. Më pëlqen Korça dhe më pëlqen puna që kemi bërë, ndaj do të tentojmë gjëra që nuk i kemi arritur deri më sot.

“Festimet? Deri nesër do të festojmë, me ndonjë gotë verë, sepse unë jam më i ri se presidenti dhe e përballoj mirë. Gjithsesi, do të jetë gjithçka”.

One thought on “Daja: Vijoj te Skënderbeu, për horizonte të reja

  1. Nuk keni turp ! Shpalleni kampion duke hapur porten dhe pastaj pretendoni per virgjeri nga uefa. Ju e keni pak te shkoni ne kategorine e trete. Por helbete me kete ndeshje para tete vjetesh filloi periudha me e erret e futbollit shqiptar ju i hapet porten korces qe po binte po shkonte atje ku e kish pasur dhe e ka vendin ku nga nje ekip qe dy vite qendronte ne te paren dhe nje ne superiore ekipi politik i korces se bodes & co fitoi shtate trofe radhazi. Por nese para tete vjetesh korca shpetoi fale zemergjeresise shkodrane sot shkodranet nuk arriten te mbijetonin pavaresisht skandalit me hapjen e portes. Sic duket zoti vonon por nuk harron. Edhe korca duke filluar nga viti tjeter do te shkoje atje ne origjine ne te paren ose ne te dyten

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *