Daja: Tiranën e lashë për titull, ia marr edhe kupën

0

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka mbetur mjaft i kënaqur nga fitorja në Durrës dhe tashmë kthen sytë nga kreu i renditjes në Superiore. Gjithashtu, Daja ka thumbuar edhe Tiranën, që do ta ketë përballë në finale. Në mikrofonin e Supersportit, trajneri i kampionëve deklaroi: “Së pari dua të përgëzoj futbollistët për kualifikimin në finale, por kupa është e tillë që asgjë nuk ka vlerë, nëse nuk e fiton trofeun. Tani do të nisim të mendojmë menjëherë për ndeshjen e kampionatit në Laç.

Për sa i përket ndeshjes, e kemi kontrolluar më mirë ndeshjen në pjesën e dytë, ndërsa në pjesën e parë nuk ishim aty ku duhej dhe Teuta na rrezikoi. Më pas, Latifi shënoi dhe aty u thjeshtësua gjithçka.

Goli i Latifit, apo i Vangjelit, ishte vendimtar? Të dy patën shumë rëndësi, Vangjeli na dha një fitore qetësie në Korçë, ndërsa Latifi është një lojtar shumë i rëndësishëm, që na dha fitoren edhe në Vlorë, edhe sot. Tani kemi mundësi të përgatitemi me moral të lartë për ndeshjet e radhës, në kampionat dhe më pas në finalen e kupës.

“Ndryshimet në vendosje, në krahasim me ndeshjen e vajtjes? Fitorja 1-0 na bënte që të kërkonim më shumë ekuilibër dhe të ngushtonim sa më shumë hapësirat, për të mbrojtur avantazhin e Korçës. Ajo që duhej të bënim sot dhe që e arritëm ishte shënimi i golit, sepse ai na dha qetësinë për të menaxhuar si duhej pjesën tjetër të takimit.

“Tirana përballë në finale? Nuk më takon të flas për ta. E kam thënë që i lashë brenda objektivave, edhe në vendin e katërt, 5 pikë larg kreut. Gjithsesi, është një histori e mbyllur, tani jam te Skënderbeu, ku jam shumë i kënaqur me kushtet e punës, me organizimin e klubit, me aspektin financiar dhe infrastrukturën. Ndeshja me Tiranën është një ndeshje e fortë, sepse edhe ata e kanë objektiv madhor finalen e kupës. Ashtu si ne, edhe Tirana do të ketë ngarkesë maksimale në ndeshjet e ardhshme, sepse nuk është ende e qetë, por do të kemi kohë ta përgatitim finalen, edhe pse lodhja po ndihet, sepse lojtarët po luajnë çdo 3 ditë. Tani do të përqendrohemi vetëm te kampionati, sepse finalja është pas kampionatit”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here