Daja: Skënderbeu shembull suksesi, dënimi dëmton gjithë Shqipërinë

Te Skënderbeu deri tani nuk ka folur askush në lidhje me “bombën” e UEFA-s, që kërkon 10 vite përjashtim për korçarët nga kupat e Europës, por sot është publikuar një intervistë e kroatit Radas për goal.com dhe ndërkohë Top Channel ka intervistuar trajnerin Ilir Daja.

Ky i fundit thotë praktikisht diçka që është e qartë për të gjithë: dënimi i Skënderbeut është një humbje e madhe, për Korçën dhe gjithë futbollin shqiptar.

“Nëse UEFA do merrte masë tjetër veç asaj që dha para dy vitesh,që do të jetë një humbje për të gjithë futbollin shqiptar, jo vetëm për klubin tonë, por për gjithë klubet që kanë si ëndërr të bëjnë diçka pozitive. Ne jemi një shembull se si një skuadër mund të jetë rentabël me futboll të pastër”, u shpreh Ilir Daja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *