Daja: Nuk meritonim më shumë, Rrapaj tregoi personalitet

Ilir Daja, trajneri i Flamurtarit, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, u shpreh pas ndeshjes: “Më atë që prodhuam në fushë na kënaq barazimi. Kundërshtari ishte i motivuar, pasi kishin ndryshuar trajnerin., Ndodh gjithmonë kjo. Kishin kontrollin e territorit, U munduam të bëjmë disa ndërrime. Në fund fare jemi të kënaqur me barazimin. Nuk meritonim më shumë”.

Objektivi është vendi i katërt, do e sulmojmë deri në fund. Na e lejon matematika dhe është diferencë e vogël. Me rikthimin e Bathës kemi tre javë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen e radhës në Vlorë. Me kohën në dispozicion do synojmë objektivin e klubit.

Aktivizimi i dy sulmuesve ‘Donim të kishim më shumë forca, pasi Sukaj nuk ka kondicionin e duhur. Donim të merrnin nga cilësitë e tij individuale. E sakrifikuam Ribajn si sulmues të dytë dhe e falënderoj, Batha na penalizoi. Nuk është se e kemi kërkuar drejt shfrytëzimin e sulmuesve në pjesën e parë.

Rapaj? Ai tregon personalitet, edhe pse nuk ka eksperiencë. Është ingranuar shumë mirë me pjesën e titullarëve të ekipit.

“Europa, sa është e mundur? Klasifikimi dhe diferenca me ekipet që e prentedojnë na e bën të mundur të luftojmë deri në fund. Sigurisht kontingjenti është  i plotë. Një mungesë na penalizoi. Lojtarët e rinj mund të marrin eksperiencë gjatë kësaj periudhe”.

“Të rinjtë i kemi që në verë dhe kanë cilësi. Minutat i ndihmojnë ato dhe më pas do ndihmojnë ekipin, fillimisht të renditemi sa më mirë në klasifikim, por edhe që nesër të jenë pjesë e rëndësishme e Flamurtarit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *