Daja në treg, një ofertë e bujshme e tundon

Ilir Daja verën e shkuar la Skënderbeun pasi kishte fituar titullin dhe Kupën e Shqipërisë. Flamurtari ishte sfida e tij e re dhe sezoni për të në krye të vlonjatëve ishte pozitiv, duke përllogaritur gjithë problematikat që kanë kaluar kuqezinjtë. Padyshim tekniku kryeqytetas është një nga trajnerët më të mirë në vend dhe për të ofertat nuk mungojnë.

SportEkspres mëson nga burime të sigurta që Skënderbeu i ka ofruar pankinën Dajës sërish. Në Korçë duken të sigurt që do të fitojnë ndaj UEFA-s në CAS dhe do të marrin pjesë në kupat e Europës. Në këto kushte ata po mendojnë ta ndërtojnë ekipin e ri duke nisur nga trajneri Daja.

Padyshim nëse diçka e tillë ndodh do të ishte një nga skenarët më të bujshëm të merkatos së Superiores. Me Dajën në stol në Korçë mund të ketë edhe lëvizje të tjera dhe një ekip që do të pretendojë për tituj sërish. Sytë janë nga CAS, Skënderbeu i ri e ka pikënisjen aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *