Daja: Mundim Teutën, pastaj flasim për merkaton

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur sot për mediat, duke u ndalur te ndeshja e nesërme kundër Teutës, e fundit për këtë vit, por në fokus është edhe merkatoja e janarit.

TEUTA – “Luajmë takimin e fundit të vitit dhe shpresojmë te fitorja, për t’i uruar në mënyrën më të mirë tifozët për festat e fundvitit. Përballë kemi Teutën, që nuk është në pozita të mira në  klasifikim, por në fushë luan mirë dhe e dimë që do të djersijmë për ta mbyllur këtë vit me fitore. Nën drejtimin tim, Skënderbeu ka fituar gjithnjë në ndeshjet me Teutën, por statistikat nuk tregojnë asgjë”.

GARA PËR TITULL – “Nuk është i mbyllur, kemi një diferencë prej 9 pikësh, që na jep qetësi, por nëse duam të rritemi më shumë. Duhet të hyjmë me motivim maksimal në çdo ndeshje”.

PËRFORCIMET NË JANAR – “Nuk flas dot paraprakisht, por një ekip si Skënderbeu duhet të përforcohet dhe pastaj të mendojmë për shitjet. Do të merremi me merkaton pasi të mbyllim ndeshjet. Kam biseduar me presidentin dhe ne si staf nuk kemi pushime, pasi do të ndjekim disa lojtarë, të cilët mund të bëjnë diferencën dhe që kanë cilësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *