Daja mohon problemet: Jam sqaruar për gjithçka me Shkodrën

Çështja “Shkodra” është mbyllur dhe këtë e tha edhe trajneri Daja në konferencë për shtyp, ku vlerësoi sjelljen e mesfushorit nga Gjilani.

“Të them të drejtën, në momentin që ndodhi ai gjest në Vlorë, unë nuk e kam parë, madje mbeta i befasuar në konferencën për shtyp pas ndeshjes kur më pyetën për një gjë të tillë. Kam parë reagimin e vetë futbollistit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kemi komunikuar edhe në telefon dhe janë sqaruar të gjitha. Nuk jemi këtu për të dënuar ndonjë futbollist, sidomos një lojtar si Shkodra, që në tërësinë e sjelljeve të tij ka qenë mjaft pozitiv. Kjo është një situatë e kaluar dhe e trajtuar dhe prandaj nuk kemi pse marrim masa, pasi nuk kemi pse të bëjmë gjëra alarmante, kur gjithçka shkon mirë dhe entuziazmi brenda grupit është vërtet pozitive”, tha Daja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *