Daja-lojtarëve: Humbje aksidentale, mos u dorëzoni

0
Trajneri i Tiranes, Ilir Daja, gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Flamurtari i Vlores, 1-2, e vlefshme per Kupen e Shqiperise, e luajtur ne stadiumin "Selman Stermasi", ne Tirane./r/n/r/nTirana's coach Ilir Daja, during the Albanian Cup football match, Tirana vs Flamurtari of Vlora, 1-2, at the "Selman Stermasi" stadium, in Tirana.

 

Humbja e fundit në Kupë ndaj Flamurtarit, sigurisht që ka lënë një shije të hidhur në kampin bardheblu. Kjo edhe për mënyrën sesi erdhi eliminimi në çerekfinalet e këtij kompeticioni, por dhe për faktin se Tirana nuk u dorëzua deri në fund për të shmangur humbjen kundër vlonjatëve. Para fillimit të seancës së djeshme stërvitore, trajneri Ilir Daja ka zhvilluar një analizë të shkurtër, më tepër e karakterit inkurajues.

Numri 1 i stolit të 24 herë kampionëve të vendit iu ka kërkuar lojtarëve të tij të ngrenë kokën dhe të mos dorëzohen, pavarësisht se humbja është një rezultat që djeg dhe askush nuk mund të pajtohet, aq më tepër në një klub si Tirana.

“Ishte një disfatë aksidentale që erdhi në një moment të papritur. Sigurisht që duhet të nxjerrim mësime dhe të mos përsëritim ato gabime që bëmë gjatë sfidës kundër Flamurtarit. Tashmë duhet të mendojmë për përballjen e radhës.

Nuk duhet të dorëzohemi në këtë moment, përkundrazi të ringrihemi më të fortë”, kanë qenë disa nga fjalët që trajneri Daja u ka komunikuar të tijve ditën e djeshme. Gjithashtu, ai së bashku me stafin e tij teknik ka bërë me dije se analiza e imtësishme e ndeshjes ndaj Flamurtarit do të bëhet sot, përmes pamjeve filmike.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image