Daja i zhgënjyer, fiksim penalltia ndaj Latifit

0

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, është shfaqur shumë i zhgënjyer në Supersport, për intervistën e pasndeshjes, duke u ankuar edhe për një 11-metërsh të pretenduar nga Latifi.

“Nuk na vjen mirë, është një barazim dëshpërues, sepse ishim shumë pranë fitores dhe pësuam një gol të evitueshëm, me disa lojtarë të vendosur keq dhe një lojtar të Kukësit të lenë të lirë në zonë. Këto nuk duhet të ndodhin, janë situata që duhen evituar. E nisëm mirë ndeshjen, ndryshuam vendosjen gjatë rrugës duke parë vendosjen e Kukësit, Predesku avancoi si sulmues i dytë. Jemi të zhgënjyer më shumë për faktin se goli erdhi në fundin e ndeshjes, kur dukej se e kishim fitoren në dorë. Prisnim shumë nga Predesku, për rolin e tij si në ndihmë të sulmit, ashtu edhe si ndihmës të fazës mbrojtëse.

“E nisëm mirë edhe pjesën e dytë, por duhej qetësi nga skuadra jonë. Jam i paqartë edhe për një rrëzim të Latifit në zonë, ishte një rast ku mbrojtësi i Kukësit i ndërhyn Latifit, pa u interesuar fare për topin.

“Gabuam në administrimin e lojës, është e vërtetë, sepse duhej ta menaxhonim më mirë lojën dhe zotërimin e topit, sidomos në fundin e takimit. Duhej më shumë punë nga mesfusha, duke ditur që Kukësi do të luante me shumë topa të gjatë, ndërkohë që përpara Salihin nuk e kishim në formë optimale dhe duhej shumë lëvizje e pasime nga mesfushorët, si dhe nga Xhejms.

Fizikisht nuk jemi keq, por forcat duhen ekonomizuar, sepse skuadra u sforcua shumë në pjesën e parë dhe më pas filloi të vuante. Salihi? Ka ardhur nga një dëmtim dhe nuk ishte në maksimum, por luajti nga fillimi sepse Ogunxhimi nuk është ende gati dhe nuk mund të luante titullar në një ndeshje të tillë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image