Daja: Ende jo në formën më të mirë

0

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja ka komentuar triumfin një Durrës për “Gol pas Goli”. Tekniku e pranon se është një hap i rëndësishëm për kualifikimin, por nuk lë jashtë vëmendjes dhe gjendjen e skuadrës.

“Treguam tjetër ritëm sot, ndryshe nga kampionati. Kemi bërë një hap drejt kualifikimit. Trofeu jonë është në kampionat. Nëse gjërat do të ecin mirë siç kanë ecur në gjysmën e parë të sezonit do të luftojmë fort dhe për Kupën. Ka një vlerë shumë të madhe si për klubin ashtu dhe për mua si trajner. Kupa është objektivi ynë i dytë.

“Kemi akoma për të bërë. Në çdo ndeshje duhet të rikthemi te skema q mbrojtja të mos ketë kaq shumë ngarkesë”.

“Nuk jemi në formën tonë më të mirë. Pas fazës përgatitore, lojtarët nuk marrin formë që në javën e parë. Këtë lloj ngarkese duhet ta shtrijnë deri në fund. Sot kanë reaguar si në ritëm, si në agresivitet sipër”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.