Daja: E kemi mbajtur Skënderbeun të pastër, kundër Vllaznisë me disa të rinj

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, është në një pozitë të vështirë, sepse duhet të mbajë ekipin të përqendruar deri në finalen e Kupës, por ndërkohë duhet të durojë edhe akuzat, sepse Skënderbeu i javëve të fundit është kthyer në Dinamon e fillimit të kësaj dekade, duke hapur portën ndaj rivalëve që kanë nevojë për pikë.

Sipas Dajës, e gjitha lidhet me motivimin e paktë, si dhe me rotacionin masiv për shkak të lodhjes së titullarëve: “Nuk luajmë për Vllazninë dhe asnjë ekip tjetër. Kemi politikat tona dhe po ju them se nëse do ta kishim mbyllur kampionatin që me Kukësin, po e njëjta gjë do të kishte ndodhur. Do t’u kishim dhënë minutazh lojtarëve me pak minuta në këmbë gjatë kampionatit, por edhe të rinjve të ardhur nga U-19.

“Ekipi nuk mendon më për rezultatin, sepse kampionati është mbyllur. Motivimi nuk është maksimal. Nuk i kërkohet rezultat një ekipi që riformatohet që nga porta e deri te sulmi. Në Gjirokastër luajti Soue për të mos i hequr të drejtën të finalizojë atë që ka bërë gjatë gjithë kampionatit. Ai u dëmtua me Luftëtarin dhe nuk kemi bërë asgjë kundër një futbolli fair-play. Skënderbeu nuk u përket vetëm titullarëve, por edhe të rinjve. E kemi mbajtur Skënderbeun pastër, natyrisht me një politikë në favorin tonë.

“Mund të kishim marrë më shumë lojtarë nga të rinjtë, por U-19 kishte një objektiv. Tani nuk ka dhe do të përdoren edhe nesër me Vllazninë disa të rinj, përveç Pëllumbit, që është grumbulluar me U-19-ën”.

4 thoughts on “Daja: E kemi mbajtur Skënderbeun të pastër, kundër Vllaznisë me disa të rinj

  1. Daja nuk di as edhe sesi te genjeje. Ky eshte nje skandal qe duhet hetuar nga uefa se fshf as edhe qe e shikon sesi hapen portat sesi eshte prishur gara. Dhe me qesharakja eshte kur thote se lojtaret jane te lodhur !!!!! Si eshte e mundur vjet me tironen po ne kete periudhe fituat dhe bete cmos per te fituar edhe me ndihmen e arbitrit packa nuk kishit shanse kunder kuksit qe u shpall kampion. Tani thoni jemi te lodhur. Ju duheni shkrire dhe denuar te gjithe per prishje te gares

  2. Ik ti ore Besiiiiii , ik e ha ca Kulacka te ritesh…
    Kush duhet te shkrihet Tirooooona mo,
    Le qe Tirana ka 10 vjet e shkrire.

  3. Skenderbeu nuk ka pse ta vrase shume mendjen. Me me rendesi ka Kupa. Aty duhet te zbraze gjithe baterite. Secili duhet te bente llogarite e veta, jo ti lene llogarite per ne fund. Eshte ajo shprehja e popullint: Hienat le te lehin, karvani perpara…!

  4. O besi o gjizak tirane. Mos e kruaj me super ekipin europian te Skenderbeut, ekip qe ka thyer gjithe rekordet e kampionatit shqiptar:
    1. 6 here rrjesht kampion absolut
    2. 2 here ne grupet europine
    3. 2 here fitues i superkupes
    4. i vetmi ekip qe ka merituar kupen prej floriri te FSHF si fitues 5 here rrjesht te kampionatit
    5 te vazhdoj apo u lodhe se lexuari…………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *