Daja: Deliaj nuk ishte strategji, ndikoi për mirë biseda me Ribajn

0

Flamurtari mori një fitore shumë të rëndësishme përballë Skënderbeut dhe Ilir Daja nuk ka se si të mos jetë i lumtur. Megjithatë, trajneri i kuqezinjve kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë.

Daja ka folur pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në “SuperSport”, duke analizuar fitoren e sotme, ndërsa prek dhe çështjen financiare të ekipit. Trajneri zbulon dhe bisedën e bërë me sulmuesin Ribaj dhe ndihet mirë që sulmuesi gjeti golin në ndeshjen e sotme.

REZULTATI – “Sigurisht që jam i kënaqur dhe mendoj që në të tilla ndeshje, lojtarët motivohen vetë. Ajo që kemi kërkuar është të ruajmë qetësinë dhe të mos prishim ekuilibrat. Gjithë ai shpirt gare dhe motivim bëri që ne të arrinim të rezultati pozitiv.”

DELIAJ – “E njëjta situatë më ka ndodhur kur drejtoja Skënderbeut. Që do të thotë se nëse bën një ndërrim të tillë, një lojtar nuk mund të lihet më në stol brenda rregullores. Deliaj u dëmtua në nxehje dhe e dërguam në tribunë, pasi rregullorja e tillë është.”

RIBAJ – “Padiskutim që çdo lojtar ka fushën e lojës për të treguar vlerat e tij. Ribaj ka pasur një moment “jo” por ka qenë pjesë e kontingjentit dhe na sjellë gjëra pozitive. Me atë që paraqiti sot, ka fituar më shumë minuta seç ka pasur më përpara. Nuk ka qenë një strategji e jona zëvendësimi i Ribajt me Deliajn, por ka qenë dëmtim. Më konfirmoi stafi mjekësor dhe futëm Ribajn, që ka qenë dhe një shans për ne. Nuk është vetëm goli, por e gjithë mënyra sesi luajti, u bë edhe pikë pasimi. Kjo do të thotë që nuk ishte strategji e jona, por një zgjedhje e detyruar. Shpresojmë që në ditët në vazhdim gjërat të përmirësohen për ne në aspektin financiar.”

BISEDA – “Problemi është fakti që unë kam pasur një bisedë me kërkesën e Ribajt dhe kemi folur bardhë e zi me njëri-tjetrin dhe ja ku e ka fushën e lojës. Nëse bën të tilla performanca, do t’i shtojë minuta vetes. Më vjen mirë që Ribaj reagoi në këtë formë.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.