Daja bën ndryshime te Flamurtari, Gega i beson Mensah

Flamurtari-Partizani luhet prej orës 17:00m, ndërkohë që janë publikuar formacionet zyrtare. Trajneri Daja ka bërë disa lëvizje të detyruara. Në mungesë të Siljanovskit në të djathtë të mbrojtjes është përzgjedhur Fjoralb Deliaj.

Në të majtë është preferuar Kotobelli, ndërkohë që debuton Elton Kale në të majtë të sulmit. Te Partizani konfirmohet Xhika në portë, ndërkohë që lëvizja tjetër është lënia në stol e Kristi Kotes. Trajneri Gega i ka besuar Emanuel Mensah.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14

E premte, më 23 nëntor, ora 18:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI-PARTIZANI

FLAMURTARI: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Alla, Kotobelli, Useini, Batha, Mustafa, Torasa, Kale, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

PARTIZANI: Xhika, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Mala, Asani, Mensah, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

GJYQTARË: Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Astrit Mahmuti, Denis Rexha; GJYQTARË LINJE:  Kreshnik Cjapi, Kreshnik Barjamaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *