Çyrbja sërish në stol, mesazh i “koduar” për Cungun?

Kukësi ka një ndeshje delikate me Partizanin sot në mesditë. Kuksianët u mundën në takimin e fundit me Skënderbeun dhe duan kthesën ndaj “demave”. Trajneri i Kukësit Armando Cungu ka paralajmëruar ndryshime në këtë sfidë, pasi ishte i pakënaqur nga paraqitja e disa lojtarëve me korçarët.

Një prej lojtarëve që mund të ulet në stol për këtë sfidë me shumë gjasa do të jetë Arbër Çyrbja. Mesfushori anësor ka bërë një postim në “Instagram” mëngjesin e sotme teksa shprehet se duhet besim për të bërë gjëra të mëdha: “Kur njerëzit besojnë tek ju, ju mund të bëni gjëra të mëdha, që askush nuk mund t’i bëjë, thjeshtë besim”!

Duket si një mesazh nga ana e anësorit Arbër Çyrbja, por nuk mund të vëmë dot gishtin se në drejtim të kujt është. Kujtojmë që 25-vjeçari u transferua nga Teuta tek Kukësi këtë verë dhe konsiderohet si një prej afrimeve më të bujshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *