Çyrbja, Musolli dhe Teqja: Dilemat e Gjokës para Skënderbeut

Kukësi ka qenë një nga skuadrat që ka vuajtur më shumë nga dëmtimet në këtë sezon dhe kalendari i ngjeshur në këtë fund kampionati nuk po i bën aspak nder trajnerit Ernest Gjoka. Nesër, verilindorët përplasin brirët me Skënderbeun, në takimin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.

Gjoka ka disa dilema para përballjes me “Ujqërit e Dëborës” dhe sot ka bërë disa eksperimente në stërvitje. Në mungesë të Shametit dhe Krasniqit, është provuar kapiteni Musolli si qendërmbrojtës, ndërsa Teqja pritet të aktivizohet mbrojtës i djathtë.

Edhe Çyrbja është në dyshim për këtë sfidë, pasi ka një problem në gju. Në rast se numri 7 nuk ia del të jetë i gatshëm, Xhemaili është gati për të mbuluar hapësirat.

Formacioni i mundshëm i Kukësit:

Frashëri, Teqja, Musolli, Cuculi, Rrumbullaku, Rroca, Limaj, Et’hemi, Çyrbja/Xhemaili, Rexhinaldo, Shkurtaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *