Çyrbja është zëvendësuar, Shkëmbi buzëqesh

Arbër Çyrbja ka qenë lideri i Teutës vitet e fundit. Sulmuesi anësor u largua këtë verë nga durrsakët, pasi Kukësi pagoi për kartonin e tij. Duhej gjetur zëvendësuesi dhe “Djemtë e Detit” duket se e kanë gjetur atë.

Do të jetë Seku Kamara, lojtari nga Guinea të cilin Teuta e ka marrë te Besëlidhja në formë huazimi, ai që do të bëjë “vijë” krahun e djathtë të sulmit durrsak. Gjatë miqësoreve të verës ai ka bërë mirë, teksa dje shënoi në trofeun “Pascucci”.

Kamara realizoi golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Lirisë së Prizrenit, ndërkohë që është paraqitur mirë gjatë kësaj periudhe. Trajneri Shkëmbi mund ta aktivizojë të riun në të dy krahët e sulmit, por edhe në majë të repartit ofensiv. Kështu korçari nuk mund të “qahet” për largimin e Çyrbjes, lojtar që te durrsakët ka qenë shumë i rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *