Çyrbja: Duhet patjetër fitore, sërish synojmë të arrijmë Europën

Mesfushori i Teutës e pranon se skuadra kërkon një rezultat kthese, por njëkohësisht beson se objektivi i fillimsezoni është ende i arritshëm, pasi janë dhe shumë ndeshje për t’u luajtur

Teuta kërkon të kthehet te fitorja. Durrsakët kanë marrë vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit dhe përballë Lushnjes në “Roza Haxhiu” do të kërkohet 3-pikëshi me çdo kusht. I këtij mendimi është dhe mesfushor Arbër Mcyrbja, i cili e pranon se nuk do të jetë aspak një ndeshje e lehtë, pasi megjithatë skuadra e tij do të kërkojë fitoren, megjithatë e di se vendasit ashtu si ata synojnë suksesin: “Po, është e vërtetë që kemi bërë disa humbje radhazi. Si ne ashtu dhe Lushnja në këtë ndeshje do të kërkojë që të marri fitoren. Besoj se do të jetë një ndeshje e vështirë. Lushnja është një kundërshtar për t;u vlerësuar. Synimi jonë në këtë përballje është i qartë që të futemi në fushë vetëm për të marrë tre pikët. Ky takim për ne është shumë i rëndësishëm dhe fitorja na duhet me patjetër. Në këtë pikë që jemi na duhet me çdo kusht një fitore për të kthyer besimin në ekip sa më shpejt”, thotë fillimisht 24-vjeçari.
Teta i bëri një nisje të mirë kampionatit dhe drejtuesit besuan se mund të ishin surpriza e edicionit, duke arritur dhe Kupat e Europës, megjithatë rezultate e fundit e vunë jo pak në diskutim objektivin. Nuk është i këtij mendimi Çyrbja që beson se dhe Europa është e arritshme, pasi në lojë janë edhe shumë ndeshje dhe matematika e lejon që skuadra e tij të provojë deri në fund: “Po besoj se gjithçka është e mundur. Në lojë janë edhe 28 ndeshje dhe matematika lejon të synosh. Objektivi ynë ka qenë dhe mbetet Europa”.
Tre humbje radhazi dhe tashmë me Lushnjen nuk duhet të mendohet më një tjetër rezultat negativ, pasi ujërat do të trazoheshin jo pak. A mendohet një tjetër rezultat veç fitores në Lushnje? Çyrbja vendos të bëjë diplomatin, duke e treguar dhe njëherë se kampionati është iu gjatë dhe asgjë nuk mund të varet nga një ndeshje: “Futbolli ka dhe të papritura. Ne sërish do të vazhdojmë përpara, por e përsëris se ne do të hymë në fushë vetëm për fitore. Ne i kemi të gjitha mundësitë, besojmë shumë që nga stafi dhe deri tek lojtari i fundit. Në këtë mënyrë besoj se do ia dalim”, përfundon Çyrbja.

Formacioni i mundshëm i Teutës (4-4-1-1)
Kastrati
Beqaj – Shkalla – Hrkacc – Hakaj
Çyrbja – Hila – Lena – Dosti
Dediç
Latif

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *