Cvitanoviç: Nuk është tragjedi, edhe po u eliminuam

Mario Cvitanoviç ka folur nga Elbasani në prag të Skënderbeu-Dinamo Zagreb.

Trajneri kroat beson te kualifikimi, por nuk e sheh si tragjedi eliminimin.

“Nuk kam emocione, edhe pse është ndeshja ime e parë kaq e rëndësishme. Duam grupet e Europa League dhe do të japim gjithçka. Nuk bëjmë asnjë llogari, nuk na intereson asnjë rezultat veç fitores. Gjithsesi, humbja nuk është tragjedi, nuk e quaj kështu. Tragjedi është nëse të ndodh diçka në familje, jo në futboll”.

Duke iu kthyer ndeshjes së parë: “Nuk e nënvlerësuam Skënderbeun në Zagreb, rivali luajti mjaft mirë, tani shpresoj që të luajë më dobët. Nuk ka vlerë të bvjmë krahasime mes dy epokave, Skënderbeu i para dy viteve ishte ndryshe, edhe Dinamo ishte ndryshe”.

Në lidhje me atentatin e djeshëm ndaj Zdravko Mamiç, Cvitanoviç tha: “Nuk kam fjalë për ngjarje të tilla, nuk mjafton tv them që i dënoj ashpër. Uroj që skuadra të mos jetë e ngarkuar mendërisht, edhe pse kam frikë se kjo ngjarje do ta dëmtojë skuadrën dhe motivimin e saj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *