Çutra: Kastrioti s’ka rivalë, formula e padrejtë

“Golin ia dedikoj babait, ky sistem e penalizon shumë vendin e parë”

Bujar Balliu

Fitorja e madhe në Kavajë, sigurisht e ka bërë Kastriotin skuadrën më të mirë të Grupit A. Jo vetëm fakti që nuk kanë asnjë humbje, por edhe dominanca në çdo sfidë e mbajnë skuadrën e Nikajt në krye, madje dhe të shkëputur disi nga rivalët e vet. Me një eurogol të Xhynejt Çutrës, krutanët morën tri pikë me mjaft vlera të cilat i dhanë mundësi skuadrës së Samuel Nikajt që të arrij në kuotën e 20 pikëve në 8 javë kampionat, me një diferencë prej gjashtë pikësh me vendin e dytë. Autori i golit të vetëm në sfidën ndaj Besës, Xhynejt Çutra, pas ndeshjes ka pohuar: “Të them të drejtën, kishim shkuar në Kavajë për të marrë një rezultat pozitiv, dhe pozitiv për ne ishte vetëm fitorja. E arritëm, dhe me këtë u treguam të gjithëve se Kastrioti e meriton Superioren. Një test i vështirë i kalua me sukses dhe tashmë rruga duket më e lirë për të arritur objektivin madhor”.

GOLI – “Ia dedikoj babait, i cili është idhullit im, dje ai kishte dhe ditëlindjen, dhe ky gol është dedikim vetëm për atë. Nuk duhet të kënaqemi me pak, pasi kampionati është i gjatë dhe formula është a atillë, që do të na bëjë neve të përballemi sërish me skuadrat pretendente”

FORMULA – Shpesh formula e Kategorisë së së Parë dhe sidomos përgjysmimi i pikëve nuk është pëlqyer nga shumë ekipe. Çutra ka thënë se: “Formula është e atillë, që në fazën e tretë përgjysmohen pikët dhe aty do ta kemi përsëri, si Besën, por edhe skuadrat e tjera. Kjo formulë është e padrejtë, pasi nuk i përshtatet ekipit që është në vendin e parë. Gjithsesi, ne do t’ia bëjmë hyzmetin deri në fund, ku do vazhdojmë rrugën e fitoreve”, – ka përfunduar një nga kualitetet e skuadrës së Kastriotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *