“Curva Nord” nuk zë mend: Kulibali njeri i vogël, do silleshim njësoj me të!

0

Ultrasit e Interit u rikthyen në stadium në humbjen befasuese kundër Bolonjës. “Curva Nord” ishte dënuar për shkak të thirrjeve raciste kundrejt mbrojtësit Kulibali të Napolit. Polemikat shpërthyen në Itali, ndërsa mbështetësit e organizuar të ekipit zikaltër kanë reaguar me pankarta dhe me anë të një sqarimi.

Ata nisën të këndonin “ne nuk jemi napolitanë” në fillim të ndeshjes dhe në mesazhin e tyre i sulmojnë të gjithë: klubin, vendimin e Gjykatës Sportive dhe vetë lojtarin senegalez.

San Siro ka fishkëllyer Kulibalinë për shkak të një gjesti të papranueshëm. Më pas mbaroi ndeshja dhe dikush tha që kishte dëgjuar thirrjet ‘buuu’, ose diçka të ngjashme. Sigurisht që është e vërtetë, dikush mund ta ketë bërë, por në stadium nuk ishte aq e qartë dhe e bezdisshme.”

Aty nisi dhe procesi. Ajo që na befason është sjellja e klubit tonë që pranoi vendimin e Gjykatës Sportive, duke na mohuar mundësinë e marrjes pjesë në një ndeshje për të cilën kishim prerë biletat. Por nuk mbaron gjithçka këtu, kundër Sasuolos mbushën stadiumin me pankartat ‘buuu’ që na la një shije të hidhur dhe ishte një turp i vërtetë. Me pak fjalë, një situatë qesharake.”

Neve nuk na plas fare për racizmin. Ne shkojmë në stadium për të mbështetur lojtarët tanë, qofshin lojtarë me ngjyrë si Keita, jugorë si D’Ambrozio, sllovenë si Handanoviç, apo dhe argjentinas si Lautaro. Kulibali për ne është vetëm një njeri i vogël, i cili përdor gënjeshtra për të pastruar ndërgjegjen e tij. Nëse do të ishte i bardhë, i verdhë, ose i kaltër, do të silleshim në të njëjtën mënyrë me të.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.