Curry “show” hedh në tapet Rockets, Golden State fluturon drejt finales

0

Golden State shkruan historinë. Warriors arritën të mbyllin me fitore një ndeshje spektakolare dhe të luftuar deri në fund. Kampionët në fuqi arritën të mundin Houston Rockets me rezultatin 113-118 për ta çuar serinë e gjysëmfinaleve në 2-4 dhe për të kapur për herë të pestë radhazi finalet e Konferencës së Perëndimit.

Diferencën e bëri Stephen Curry me 33 pikët e shënuara. Në fund të gjashtë finaleve janë shënuar një lumë pikësh me plot 1329 të tilla nga të dy ekipet.

Edhe pse pa Kevin Durant të dëmtuar, Golden State nuk e pati shumë problem sepse pesë lojtarë arritën të shënonin me dy shifra. Stephen Curry (33) dhe Clay Thompson (27) ishin shënuesit më të mirë të “Warriors”. Shënuesi më i mirë i ndeshjes qëndron në krahun e Rockets dhe është James Harden (35). Chris Paul bëri një ndeshje mbi mesataren me 27 pikë dhe 11 rebaunde.

Një fund i jashtëzakonshëm i Stef Curry vendosi fatet e takimit për ta ngjitur për të disatën herë ekipin e tij në “qiellin” e konferencës së perëndimit.

Kështu basketbollistëve të “Warriors” nuk i mbetet gjë tjetër veçse të relaksohen dhe të presin fituesin e çiftit mes Denver Nudgetts dhe Portland Trail Blazers. Seria është 3-3 dhe sot vendoset gjithçka.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.