Curry mes rekordmenëve, Harden dhe Antetokounmpo tregojnë “dhëmbët”

Stephen Curry është një “yll” në NBA dhe në takimin e fundit që Golden State Warriors fitoi me Memphis Grizzlies me rezultatin 110-93, ai arriti të kapte shifrën e 15 mijë pikëve të shënuara. Curry bëhet basketbollisti i pestë i Warriors që e arrin një shifër të tillë.

Wilt Chamberlain (17783), Rick Barry (16447), Paul Arizin (16266) dhe Chris Mullin (16235) janë para liderit të kampionëve në fuqi. Në takimin e sotëm ai realizoi 20 pikë, ndërkohë që më mirë bëri Kevin Durant me tre pikë më shumë. E rëndësishme ishte fitorja, e 21-ta sezonale për Warriors.

Giannis Antetokounmpo (32 pikë, 5 asiste, 12 topa të rikuperuar) udhëhoqi Milwaukee Bucks në fitoren 104-107 të arritur ndaj Detroit Pistons. Blake Griffin me shokë doli i mposhtur, edhe pse realizoi “triple-double”: 19 pikë, 11 asiste, 10 topa të rikuperuar.

James Harden është i pandalshëm sërish, teksa ka realizuar 47 pikë në fitoren 102-97 që Houston Rockets mori kundër Utah Jazz. Fitore tjetër e Phoenix Suns, me Devin Booker që shënoi 38 pikë kundër New York Knicks.

Përballje “hekurash” ishte Los Angeles Clippers-Portland Trail Blazers, që përfundoi 127-131. Damian Lillard për miqtë dhe Tobias Harris për vendasit shënuan nga 39 pikë. Fitore e rëndësishme e San Antonio Spurs, sidomos kur arrihet Philadelphia 76ers me shifrat 123-96.

Oklahoma City Thunder ka bërë detyrën kundër Chicago Bulls, duke triumfuar 121-96. Paul George shënoi 24 pikë, ndërsa Russell Westbrook regjistroi “triple-double” me 13 pikë, 11 asiste dhe 16 topa të rikuperuar. Minnesota Timberwolves kishte një përballje të vështirë ndaj Sacramento Kings, por në fund fitoi 132-105.

Detroit Pistons-Milwaukee Bucks 104-107
New York Knicks-Phoenix Suns 110-128
Minnesota Timberwolves-Sacramento Kings 132-105
Houston Rockets-Utah Jazz 102-97
Oklahoma City Thunder-Chicago Bulls 121-96
San Antonio Spurs-Philadelphia 76ers 123-96
Los Angeles Clippers-Portland Trail Blazers 127-131
Golden State Warriors-Memphis Grizzlies 110-93

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *