Curry merr për dore Warriors, festojnë Spurs e Nuggets

Golden State Warriors kanë dominuar totalisht kundër Oklahoma City Thunder, teksa fituan 88-110. Kampionët në fuqi e bllokuan Russell Westbrook, i cili shënoi 7 pikë, asistoi 9 herë dhe rikuperoi 8 topa.  29 pikët e Paul George ishin të pamjaftueshme. Stephen Curry realizoi 33 pikë, kurse Klay Thompson 23. Mungoi sërish Kevin Durant, por Warriors ia dolën edhe pa të.

Nikola Jokiç (26 pikë, 5 asiste, 7 rikuperime) ishte lideri i Denver Nuggets në fitoren 102-100 ndaj Indiana Pacers. Këta të fundit e nisën mirë ndeshjen, pasi shënuan 11 pikë më shumë se vendasit në periodën e parë, por në dy të radhës Nuggets përmbysën gjithçka. Pacers në periodën e fundit u mundua ta kthente sërish në favor rezultatin, por pa sukses.

San Antonio Spurs-Portland Trail Blazers ishte një nga përballjet më interesantë të mbrëmjes dhe përfundoi 108-103. Damian Lillard (34 pikë, 5 asiste, 6 rikuperime) dhe Jusuf Nurkiç (24 pikë, 4 asiste, 16 rikuperime) bënë një ndeshje të mirë, por hasën në një lojë të mirë në bllok të San Antonio Spurs. Shtatë basketbollistë të tyre shënuan mbi 10 pikë

New Orleans Pelicans-Phoenix Suns 136-138
Washington Wizards-Memphis Grizzlies 135-128
Dallas Mavericks-Cleveland Cavaliers 121-116
Oklahoma City Thunder-Golden State Warriors 88-110
San Antonio Spurs-Portland Trail Blazers 108-103
Denver Nuggets-Indiana Pacers 102-100
Utah Jazz-Brooklyn Nets 114-98

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *