Curri batuta me ish-shokët: Ftesat e finales i keni nga unë

0

Debatik Curri është rikthyer të stërvitet me Flamurtarin, duke lënë pas krahëve dëmtimin e rëndë që e mbajti për shumë muaj jashtë fushave. Gjithsesi, mbrojtësi po pret momentin që të jetë plotësisht gati dhe të jetë në dispozicion të Ramadanit për ndeshjet e radhës. Curri ka qenë dje prezent në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku nuk e ka fshehur gëzimin për kalimin e Flamurtarit në gjysmëfinale të Kupës. Nuk kanë munguar as batutat e ish-mbrojtësit të Tiranës me ish-shokët e ekipit, ata të Tiranës, duke iu thënë me humor se: “Ftesat për në finale i keni nga unë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here