Cungun e bën me ”dhimbje koke” një mesfushor, sytë nga infermieria

Kukësi arriti që të mundte minimalisht Skënderbeun në një ndeshje shumë delikate të premten që shkoi, por një sfidë akoma dhe më e rëndësishme do të luhet këtë javë. Verilindorët do të matin forcat me kryesuesit e Partizanit dhe Cungu ka nisur që të shqetësohet që tani.

Mungesë e sigurt është ajo e Iralkli Dzaria, i cili në ndeshjen me Skënderbeun mori kartonin e katërt të verdhë. Gjeorgjiani bëri një ndeshje mjaft të mirë ndaj korçarëve, por është i detyruar që ta ndjekë nga tribuna ndeshjen e radhës.

Vëmendja është nga infermieria, ku shpresohet që të jetë i gatshëm Donjet Shkodra. Ky i fundit ishte në stol në takimin e fundit dhe me shumë gjasa do të jetë i gatshëm për ta nisur nga minuta e parë ndeshjen e së premtes.

Vëmendja është edhe nga Shafik Tigruxha, i cili prej pak javësh nuk është i disponueshëm. Po ashtu edhe kapiteni Ylli Shameti ka postuar ditën e djeshme një foto, ku shihet se po bën terapi, por nuk pritet që gjirokastriti të mungojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *