Cungu: Skënderbeu meriton respekt, nuk bëjmë më gabime

0

Kukësi përballet të nesërmen me Skënderbeun në Korçë. Skuadrës verilindore i duhet me doemos fitorja për të ngushtuar diferencën me kryesuesit e Partizanit. Në dalje për shtypp për këtë takim, trajneri Armand Cungu tha se skuadra e tij duhet ta respektojnë kundërshtarin.

KUNDËRSHTARI – “Skënderbeu ka kualitet, ka brumë brenda përtej rezultateve që kanë qenë jo sikur janë mësuar t’i kenë. Futbolli i tillë është, nuk mund të jesh gjithmonë në maja. Skënderbeu meriton respekt dhe kujdes. Ata kanë vënë emër dhe ia vështirësojnë kujtdo fitoren. Duhet dhënë maksimumi për të marrë tre pikët”.

ÇËSHTJA E STADIUMIT – “Kukësi luan jashtë shtëpie dhe nuk është pak kjo. Jam i bindur që po të luanim në shtëpi do ishim në krye të renditjes përgjatë gjithë sezonit. Gjithsesi të kthehemi te realiteti dhe ky është. Kemi gabuar, si çdo ekip. Me rëndësi të mësojmë prej tyre. Mendoj se edhe me Teutën, 15 minutat e fundit ishin një gabim i joni. Nuk duhet përsëritur më. Janë dy raste kundër Teutës në Durrës, që jemi në avantazh dhe luajmë më mirë dhe në momente të caktuara humbim përqendrimin dhe i japim mundësinë kundërshtarit për të na dënuar. Nuk duhet të na ndodhë më. Deri tani kemi pasur kohë për rikuperime, tani bëhet më e vështirë”.

PËRJASHTIMI I KAMZËS? –  “Këto janë rregullat dhe duhet t’i respektojmë të gjithë. Të gjithë biem dakord që veprime të tilla nuk janë të pranueshme, pavarësisht kush e ka fajin. Nuk kemi dalë të gjykojmë njerëzit e as për t’i vënë para përgjegjësisë. Në stadium shkohet për të parë një shfaqje dhe duhet të mbetet në kuadrin e një shfaqjeje dhe jo të kalojmë në sporte të tjera. Në aspektin e garës nuk mendoj se ka ndonjë ndikim të madh. Kanë përfituar tre ekipe dhe ne të tjerët nuk e kemi pasur të lehtë. Ka ekipe që kanë lënë pikë, ne për fatin e mirë kemi marrë pikët e plota me shumë mund. Skënderbeu përfitoi edhe në Kupë dhe nuk është pak në këtë moment që ndihet lodhja. Nuk i jepet qëllimisht Skënderbeut, por përfitojnë sikurse Flamurtari e Luftëtari”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.