Cungu: Shumë e vështirë sot. Shkurtaj? Kanë ndodhur shumë çudira në Shqipëri

Kukësi e mbylli vitin me fitore, duke mposhtur Kastriotin me rezultatin 2-0. Ekipi verilindor ngjitet kështu në vendin e dytë, ndërsa distanca me Partizanin kryesues është vetëm 3 pikë.

Armando Cungu ka folur pas fitores në emisionin “Gol pas Goli” në “SuperSport”, duke u ndalur te paraqitja e ekipit, rritja e nivelit të lojës dhe sulmuesi Vasil Shkurtaj. Trajneri shkodran komenton dhe afrimin e Eduart Rrocës, blerja më e re e Kukësit.

FITORJA – “Ekipi po rritet nga java në javë, si në lojë ashtu edhe në rezultat. Sot ishte ndeshja më e vështirë. Ndeshjet me ekipet e fundit vështirësohen shumë. Nuk është çështje neglizhence, por ata mendojnë se e kanë më të lehtë, pasi vinim nga ndeshje të mira me Partizanin dhe Skënderbeun. E kisha këtë merak. Kundërshtari luante pa presion, ndryshe nga ne. E pashë që pjesën e parë patëm tension. Kjo vjen prej dëshirës për të fituar. Kastrioti u ka hapur probleme të gjitha. Ky ishte tensioni që unë pashë”.

ECURIA – “Kemi punuar mirë, si në fillim dhe tani. Më kënaq ekipi, kemi bërë progres. Kemi bërë ndeshje të mira që në fillim, madje më mirë se kundërshtarët. Tani po vijnë edhe rezultatet dhe i përgëzoj djemtë. Sistemi na ka dhënë më shumë garanci, por pa karakterin e duhur nuk vlen asnjë sistem”.

Shkurtaj? Është i joni kur të jetë në rresht në stërvitje. Në futbollin shqiptar kanë ndodhur shumë çudi, nuk i paragjykoj Rrocën e Shkurtajn, por ka ndodhur që kanë dalë dy ditë te ne dhe pastaj ditën e tretë i kemi parë në ekip tjetër”.

RROCA – “Rroca, do ndryshoni skemën? Unë do jap më të mirën dhe për të bërë zgjidhjet më të mira. Më intereson klubi dhe grupi, jo individi. Nuk mund të ndryshoj gjë nëse ekipi bën mirë për hatër të një personi. Rroca është i mirëpritur. Vlen për t’u parë gjithçka dhe do të shohim rezultatet e kësaj zgjedhjeje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *