Cungu: Presioni i Teutës anuloi golin

0

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, ka mbetur i zhgënjyer nga barazimi kundër Teutës, mbi të gjitha pasi u anulua çuditshëm një gol, mes protestave nga të dyja palët. Duke folur në Supersport, Cungu tha: “Keqardhja është e madhe për mënyrën se si luajtëm. Nuk i lamë hapësira kundërshtarit. Gjithçka foli për ne. Fituam një penallti që nuk e shfrytëzuam, është pjesë e futbollit.

“Në përgjithësi loja nuk kishte probleme, veç te goli. Nuk e di nëse e preku me dorë, por më bën përshtypje që kur ekipi im u largua, miqtë bënë presion dhe u anulua goli. Ne do vazhdojmë të sillemi si qytetarë, siç na e do tradita. Më vjen keq që ndodhi ai incident. Këtu kush bën më shumë presion fiton garën, ne s’e kemi forcën të bëjmë presion”.

Magani: Më mirë pas kartonit të kuq

Trajneri i Teutës, Gugash Magani, ka mbetur i kënaqur nga barazimi në Shkodër: “Vinim nga një humbje tronditëse ndaj Luftëtarit. Kishim një farë ngërçi dhe u futëm në fushë për të bërë më të mirën. Minutat e para dhe pjesa e parë nuk ishin në nivelin e duhur. Në pjesën e dytë luajtën të gjithë mirë, sidomos pas daljes me të kuqe të Prognit. Mendoj se është një pikë e merituar, marrë ndaj një prej skuadrave më të mira, edhe pse në renditje nuk janë mirë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image