Cungu: Pa tifozë duket si në rast morti, më kënaqi loja dhe rezultati

0

Armando Cungu është i shfaqur i kënaqur pas ndeshjes, si për rezultatin ashtu dhe për lojën. Për Supersport në emisionin “Gol pas Goli” tekniku shkodran komentoi dhe mosprezencën e tifozëve, por dhe për mungesën e golave nga lojtarët sulmues dhe mesfushor, me përjashtim të Rexhinaldos.

“Jam shumë i kënaqur për pikët, por dhe lojën. E merituam fitoren dhe dominuam në këtë ndeshje. Pas minutës së 70-të ra disi loja, Shafik, i cili është afruar së fundmi, nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Isha i bindur se zëvendësimi i tij do ndikonte në skuadër dhe ashtu ndodhi. Kamza na vuri pak në vështirësi, pasi nisi të sulmonte shumë, sespe nuk kishte çfarë të humbiste. Komplimente djemve për atë çka treguan, për karakterin dhe për pikët e marra”

“Rexhinaldo bën punën e tij shumë mirë dhe ndihmon edhe shokë. Ka shpirt gare dhe duhen shumë komplimente për të. Ekipi ishte në nivelin e duhur dhe me pak qetësi mund të ishte rezultati më i thellë. Në 25 minuta e para kishim 4 raste të pastra shënimi. Edhe në fillimin e pjesës së dytë kishim shanse tona, siç i kishte dhe Kamza. E rëndësishme është marrja e pikëve dhe qëndrimi mes pretendentëve. Skuadra është përmirësuar ndjeshëm”.

“Natyrshëm kur do pikë të plota duhet të kontrollojmë lojë. Të pësosh gol në minutat e fundit mund të bjerë poshtë e gjithë puna. Duhet që të shfrytëzojmë raste dhe këmbëngul. Erdhi një mbrojtës dhe bëri rolin e sulmuesit.  Kishim disa raste, por nuk shënuam dot”.

“E rëndësishme që shkojmë deri tek goli në mënyrë të rrjedhshme. Na mungon qetësia për të shënuar golin. Uilliam është i rëndësishëm dhe është në zonën kundërshtare. Na mungon qetësia ndoshta. Nuk kanë nuhatjen e Rexhinaldos, por nuk mund të varet një ekip nga një lojtar. Duhet të përmirësohemi dhe të rrezikojmë. Çyrbja ka luajtur sistematikisht. Nuk do të ndalem me emra të përveçëm”.

“Derbi? Është herët për të bërë llogari, e rëndësishme është dhe për tifozët që të shohin një ndeshje të bukur dhe një tifozeri shembull dhe korrekte. Pasi kemi pasur problematike. Ne kemi skuadra që kanë tifozeri dhe duhet të tregojnë qytetari edhe ekipin e tyre, pasi i shërben jo vetëm atyre por dhe futbollit shqiptar. Është e vështirë të luash në një stadium të boshatisur si ne. Duket si një rast morti, pasi kemi vetëm fushën dhe pankinat. Duhet të komplimentohen lojtarët, pasi nuk ka puls”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.