Cungu: Nuk kemi frikë, do pësojë dhe Partizani

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, ka folur para gazetarëve në konferencën për shtyp që i paraprin ndeshjes së verilindorëve ndaj Partizanit. Tekniku shkodran  u shpreh optimist për ndeshjen e nesërme dhe se beson se lojtarët e tij do të reagojnë për t’u rikthyer sërish te fitoret.

GJENDJA E EKIPIT – “Nuk jemi nën presion. Natyrshëm pikët vlerësojnë ndeshjen, apo kampionatin. Përtej pikëve, nuk e shoh problematike ndeshjen me Skënderbeun. Kemi bërë një ndeshje me dy tablo, pjesë të para të dobët, kurse pjesën e dytë luajtëm mirë. Na mungoi goli, pasi mundësitë i kishim reale. Barazimi ishte rezultati më i drejtë. Duke para pjesën e dytë, mendoj se nuk ka vend për pesimizëm. Na lë të shpresojmë për vazhdimësinë.

PËRMIRËSIMET – “Nuk ka vend dhe kohë për të përmirësuar në kaq pak ditë. Dy ditë janë pak, por ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me aspektin psikologjik. Mora përgjigje nga djemtë nga analiza që bëmë.Shoh optimizëm, që është pozitive. Shpresoj ta shprehim në fushën e lojës”.

BARAZIM APO FITORE – “Normalisht kur je me rival të drejtpërdrejtë, janë të tria rezultatet brenda. Më kënaq tre pikëshi, e kam thënë gjithmonë. preferoj vetëm të fitoj, pavarësisht kundërshtarëve, apo ekipin ku ka qenë. Normalisht ndeshja mund të ketë rezultat tjetër. Në fund duhet të kemi edhe qytetarinë për t’i dhënë dorën kundërshtarit”.

PRESION – “Nuk mendoj se ka presion nga rezultati. Normalisht që është evident në çdo fushë të jetës, por nuk lidhet me rezultatin. E thashë, ka optimizëm”.

NDRYSHIME NË EKIP – “Do të ketë, bëhen në të mirë të ekipit. Ai që bind më shumë në stërvitje dhe ndeshje do të ketë mundësinë të luajë”.

KUNDËRSHTARI – “E njohim Partizanin, i dimë pak a shumë pikat e forta. Por edhe të dobëtat. Për frikë nuk vend, as tek unë as te lojtarët. E kemi treguar se kemi luajtur me ekipe shumë më të mëdha. Respekt maksimal për Partizanin, si për çdo ekip tjetër. Për druajtje nuk ka vend”.

NJË GOL KA PËSUAR PARTIZANI – “Do u vijë radha edhe të pësojnë. Edhe ne ishim në një situatë të mirë, fituam katër ndeshje dhe morëm pikë të plota. Në një moment jo të mirë pësuam dhe humbëm. Edhe për Laçin duhen thënë fjalët më të mira, pasi nuk kanë humbur asnjë ndeshje. Por nuk mund të vazhdojë kështu as Laçi, as Partizani, as Kukësi. Çdo ekip ka momentin e vet, do bëjë gabimet e veta dhe do e shfrytëzojë dikush tjetër. Edhe atyre do u vijë momenti të pësojnë”.

GEGA – “Ai është miku im, kam respekt për të, në radhë të parë si njeri dhe më pas si trajner. Ka eksperiencën e vet, ka qenë në krye të U21, një post shumë i lartë dhe një respekt që i bëhet një trajneri. Jam i bindur se ka bërë më të mirën. Po tregon nivel të mirë edhe me Partizanin dhe meriton mirënjohje nga të gjithë”.

ORARI I NDESHJES – “Problem është orari, por nuk është gabimi as faji i askujt. Problem është se nuk luajmë dot në shtëpinë tonë dhe drejtuesit janë marrë për të gjetur mundësinë më të mirë. Ka pasur disa problematika, nuk kishte mundësi të tjera”.

REXHINALDO NUK SHËNON – “Sapo i dhatë çmimin si lojtar i muaji, si çdo njeri gabon, nuk ka momentin më të mirë. Nuk më shqetëson shumë. Ai është bërë pjesë e Kukësit për të bërë maksimumin. Kjo nuk do të thotë se duhet ta vëmë në presion dhe të shënojë në çdo ndeshje. Nuk ka lojtarë në botë që e bën këtë. Jam i bindur se do shënojë më shumë se me Laçin, pse jo edhe të dalë golashënuesi. Pres më shumë, por kontributi i tij është maksimal dhe për t’u vlerësuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *