Cungu: Nuk fituam për faj të… Alban Hoxhës

Barazimi pa gola kundër Partizanit nuk i ka lënë një shije të mirë Armando Cungut. Trajneri i Kukësit ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në “SuperSport”, duke treguar dhe shkakun e mungesës së fitores. Ai është Alban Hoxha, portieri i Partizanit, i cili arriti të mbante të paprekur portën e kryesuesve.

NDESHJA – “Dëshira ishte për të fituar. Ky ishte objektivi ynë, por edhe mundësitë i treguam në fushë. Ishim pranë fitores, por futbolli i tillë është. E dinim se nuk do të ishte e lehtë, por jam i kënaqur për atë çka dhanë lojtarët. Ndikoi faktori “Hoxha”, i cili ishte në ditën më të mirë të kampionatit, me aq sa kam parë unë.”

BARAZIMI – “Vuajmë të finalizojmë aksionet. Zbritëm mirë me sulmuesit tanë, por elektrizimi apo mos qetësia e duhur për të zgjidhur situatën sa më thjeshtë na ka penalizuar. Jemi solid në mbrojte dhe po mundojmë ta godasim kundërshtarin në ato momente që kemi.”

I LUMTUR PËR PIKËN? – “Ekipi po zhvillon lojtara të mira dhe u afruam shumë me ta. Një fitore do të ishte shumë mirë për ne. Nuk mund të them se nuk jam i kënaqur, pjesërisht. Luanim në transfertë ndaj kryesuesve dhe barazimi është ok. Ky sistem loje kthehet me 5, por duhet të bëhet dallimi kur ekipi ka tranzicion në sulmin e shpejtë. Kur dalim në sulm gradual edhe anësorët dalin para, por dhe ruajnë ekuilibrat. Si Ethemi dhe Çyrbja kanë mundësi për të bërë mirë me shpejtësinë e tyre dhe mund të bëjnë diferencën si në takimet e fundit. Ekipi funksionin dhe kjo më gëzon.

SHAFIK – “Shafik ka kualitet dhe pritet që të sajojmë diçka nga kualiteti që ka. Në mungesën e tij, duke parë situatën nuk duhet të kalojmë në aventura. Ndryshimi që bëmë po rezulton i suksesshëm dhe ekipi po shprehet mirë në fushën e lojës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *