Cungu: Më të vështirë e kishim kur kundërshtari mbeti me 10 lojtarë

Trajneri Armando Cungu komentoi suksesin e arritur në Gjirokastër për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”. Tekniku shkodran analizoi ndeshjen, duke e pranuar se skuadra e pati më të vështirë në pjesën e dytë kur kundërshtari mbeti me 10 lojtarë.

NDESHJA DHE FITORJA – “Në radhë të parë dua të komplimentoj skuadrën për lojën dhe rezultatet ashtu dhe kundërshtarin, pasi na e bëri shumë të vështirë. Më të lehtë e kishim në pjesën e parë, kur ishim me forca të barabarta, pasi shpërdoruam shumë mundësi. Na mungoi qetësia për të shënuar. Në pjesën e dytë na u bë më e vështirë, pasi kundërshtari mbeti me 10 lojtarë. Është e vështirë të çash kur kundërshtari është në inferioritet numerik. Ai fat që nuk kishim në pjesën e parë na u shpërblye në fund. Kërkova qarkullim më të shpejtë dhe që ndryshimi i krahëve të lojës të ishte më i shpejtë. Treguam dhe momente nervozizmi, pasi mendonim fitoren. Gjithsesi, janë tre pikë të arta”.

ZEVENDËSIMET DHE TAKTIKA – “Kur ka situata të tilla, jo shpesh herë dalin idetë e lojës. Luajtëm kujdesshëm dhe dolëm para në pjesën e parë. Më pas, kërkova më tepër që lojtarët anësor të mos mendonin shumë për detyrat mbrojtëse dhe të sulmonin pak më shumë. Kalova edhe anësorët në qendër. E provuam dhe nuk shkoi siç donim ne. Na e bëri kundërshtari të vështirë. Më pas ndryshuam dhe sistemin, duke kaluar 4-4-2 me Shpeharin, për të futur dhe topa në zonë. Nuk ishte lëvizje e gabuar mbajtja e tepërt e lojtarëve sulmues. Kemi qenë gjatë gjithë kohës me 3 lojtarë para, edhe pse ishte pak e rrezikshme. Kundërshtari mund të na dënonte me një kundërsulm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *