Cungu: Laçi ka shpirt gare, Kale ka humbur kohë, por ka vend për të

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu ka folur para gazetarëve në daljen për shtyp që i paraprin transfertës së verilindorëve në Laç. Cungu, i cili shkon në këtë sfidë si një “ish” i kurbinasve, është shprehur si skuadra e drejtuar nga Mërgjyshi është një kundërshtari i fortë që ka treguar shumë shpirt gare.

NDESHJA ME LAÇIN “Është e vërtetë që është si një ndeshje derbi. Nuk ka ndeshje të lehtë në letër. Ne kemi të njëjtin seriozitet dhe të njëjtin seriozitet duhet të tregojmë siç kemi treguar dhe ndaj ekipeve si me Partizanin e Skënderbeun. Edhe në sfidën e nesërme do të ketë seriozitet maksimal nëse duam të përmbushim objektivin për të marrë 3 pikët në këtë sfidë. Normalisht, Laçi është një skuadër që duhet të respektohet, pasi po bën shumë mirë deri më tani, ka shpirt gare dhe është një skuadër mjaft luftarake. Kjo besoj është dhe ‘arma’ determinonte e një ekipi futbolli. Dëshira është primare dhe më pas vijnë pjesët e tjera. Nëse ke kualitet, por nuk e dëshirë, atëherë çdo gjë është më e vështirë”.

NDESHJA ME KASTRIOTIN – “Me kundërshtarë që nuk kanë çfarë humbin, apo nuk kanë objektiva, nuk pretendohet për të luajtur futboll të bukur, por për të luftuar dhe për të marrë 3 pikët. Edhe pse vuajtëm ekipi diti të merrte maksimumin. Ndaj Laçit është ndeshje tjetër, në një tjetër terren dhe duhet të shprehi,m vlerat tona, siç kemi bërë deri më tani”.

DËMTIMET – “Na kanë krijuar jo pak shqetësime dëmtimet e Musollit dhe Rrumbullakut. Nuk e prisnim dëmtimin e tij pas rikthimit, pasi ndoshta ishte parakohshme aktivizimi i tij si në ndeshje ashtu dhe në stërvitje. Nuk kemi krijuar stabilitet. Për të marrë maksimumin duhet kohë, që lojtarët t kuptohen me njëri-tjetrin. Kukësi është një ekip i ri, por sërish ne kemi oscilacione me shumë lëvizje që nuk po na japin stabilitet. Do të bëjmë më të mirën tonë me këtë kontingjent që kemi. Them se mund të ja dalim edhe në ndeshje në nivele siç kemi treguar deri tani”.

HARBA DHE TOURE – “Nuk preferoj që të lexoj mediat.  Lojtarët janë pjesë e ekipit dhe po stërviten me ekipin të gjithë. Nuk ka asnjë problem me këto lojtarë. Kemi pritur që këto lojtarë të japin një kontribut më të madh, por deri më tani nuk e kanë dhënë. Unë si trajner kam si detyrë që të aktivizoj ata që e meritojnë. Kur nuk po tregojnë atë që ata po presin, normalisht që do i shohin të tjerët që të luajnë futboll. Nuk ka asnjë paqartësi për këto lojtarë”.

OBJEKTIVAT – “Objektivi ynë është madhor dhe duhet të kishim një marsh më tepër, sa i përket grumbullimit të pikëve. Kukësi ka bërë ndeshje të mira, sa i përket lojës ende nuk e kam parë se ndonjë ekip që të jetë superior me lojë ndaj Kukësit, diçka që e kam thënë dhe një javë më parë, pavarësisht se është transmetuar ndryshe që Kukësi ka ekipin më të mirë. Një trajner duhet të tregojë modesti dhe duhet të jetë i respektueshëm sa i përket kolegëve dhe ekipeve të tjera. Nuk është normale për të thënë diçka të tillë. Sa i përket lojës jam i kënaqur, edhe pse ka vend për përmirësim. Kemi lënë për të dëshiruar në aspektin e finalizimit, për të cilën më vjen keqardhje, pasi kemi lënë shumë pikë rrugës. Kjo ka qenë problematika kryesore e jona deri në këto momente që flasim”.

“Deri më sot nuk kam pritur dhe nuk kam marrë asnjëherë dhurata, qoftë dhe një stilolaps, veç familjarëve të mi të cilët më bëjnë dhurata me raste festash. Jam natyre që nuk preferoj të marr dhurata. Ne shohim punën tonë, duhet të bëjmë mirë ndeshje pas ndeshje dhe mos të merremi me të tjerët. Do të përmirësohemi  dhe kundërshtarët tonë do të gabojnë”.

REXHINALDO – “Përsëri e them se jam i kënaqur nga kontributi i Rexhinaldos. Përveç golave na ndihmon me presing. Nuk e shoh problemin e golave vetëm te Rexhinaldo. Kemi vështirësi në pasin final kur jemi në zonën 16-ës. Golat i pres nga të gjithë, në futboll gol mund të shënojë edhe portieri. Duhet të kemi një shpërndarje të golave në ekip. Shpresoj që të vijë një tjetër sulmues cilësor në janar, gjithsesi kemi dhe një fazë për të luajtur  e duhet t’i marrim maksimumin me këta lojtarë. ”

FAKTORI FUSHË – “Laçi është një ekip që ka marrë pikë edhe jashtë fushe. Besoj që prej të paktën 5-6 vitesh Laçi është një ekip që luan futboll si brenda dhe jashtë dhe kjo falë menaxhimit të klubit nga presidenti i tyre. Na kanë marrë pikë në Laç disa herë dhe ekipet janë përcjellë miqësisht. Do të fokusohemi vetëm te fusha jeshile”

HUMBJA E LACIT NDAJ TEUTËS – “Dalja me të kuqe lojtarit të Laçit në minutat e para të ndeshjes ia prishi ekuilibrit skuadrës së Laçit. 11 kundër 11 Teuta do ta kishte shumë të vështirë. Laçi është një ekip i fortë që po kalon një moment të mirë”

MERKATO E JANARIT – “Kemi dëshirë të madhe për të përforcuar ekipin në janar. E dimë të gjithë që merkatoja dimërore është shumë e vakët për sa i përket lojtarëve. Por, shpresat nuk duhen humbur në klub punohet seriozisht dhe shpresojmë të rregullojmë ndonjë nga pikat ku kemi problemi”

NDESHJA E PARË – “Në atë ndeshje vinim të lodhur. Dy ditë më parë kishim luajtur në Kupat e Europës dhe isha i bindur që në atë lojë të shfaqnim shenja lodhje. Por, mund ta kishim fituar atë ndeshje patëm raste flagrante për ta çuar rezultatin në 2-0 ose 3-0. Shpresoj që të mos na kapë më kjo epidemi shpërdorimesh”

SHKODRA – “Shkodra po luan në pozicionin e vet normal, ai nuk po luan jashtë pozicionit. Pres shumë më tepër nga Shkodra, pasi e kam parë se çfarë është i aftë të bëjë te Flamurtari. Jam i kënaqur me rendimentin e tij tani, pasi ka pasur një periudhë jo të mirë nga ana sportive. Shpresoj që së shpejti të kontribuojë edhe me gola”,

Kordeiro – “Është një lojtar që në natyrën e tij tenton të shtyjë përpara dhe lë pak hapësira në mbrojtje.  Mu desh më pak se një javë që të vendosja ta kaloja nga mbrojtës i majtë në sulmues krahu E pyeta pasi u ktheva nga Malta nëse do dëshironte të luante si sulmuesi i krahut të majtë dhe më tha se nuk e kishe problem. Ka dhënë shenja shumë pozitive, mund të them se është blerja më cilësore së bashku

VEND PËR KALE – “Gjithmonë nëse Kale do rikthehet, mund të them se ai ka humbur shumë kohë, nuk e dimë gjendjen e tij fizike. Gjithsesi ka vend për Kalenë dhe shumë lojtarë të tjerë që mund të na afrohen”, përfundoi Cungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *