Cungu, ku ishe? Laçi fluturon drejt kreut, Luftëtari humbet edhe shpresën me Marantas

0

Laçi hyri në fushën e lojës si favorit, atje ku u përballë ndaj Luftëtarit dhe fitoi 4-0. Ashtu siç edhe pritej, ndeshja ishte pa shumë histori. Fillimisht goli u realizua nga Xhixha, ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte Nabueze që solli golin e qetësisë.

Për ta bërë më të thellë fitoren mendoi Teko, që në minutën e 52 do të shënonte edhe golin e tretë të Laçit. Cungu filloi të mendojë për ndeshjen e ardhshme, duke ulur në stol Nabuezen për t’u mos lodhur më tepër. Por në fushë ishte Teko që realizoi edhe golin e katërt, për të mbyllur një fitore spektakolare.

Pas këtij rezultati, është Laçi që fluturon me Cungun drejt kreut, teksa të gjithë ishin dëshmitar të atyre zhgënjimeve në javët e para kur skuadrën e drejtonte Starova. Ndërsa sa i përket Luftëtarit që kryesohet nga Marantas, duket si një kapitullim ku ka humbur edhe shpresa. /Sport Ekspres/

 

 

Laçi i drejtuar nga Cungu është ekipi i momentit në Superiore. Shumë fitore të marra nga kurbinasit, ndërsa në shumë raste vijnë edhe me golavarazh të thellë. Këtë luhet ndaj bluzinjëve, që me humbjet e marra së fundmi janë pak të motivuar për të tentuar surprizën. Gjithashtu edhe me një Nabueze që është në super formë, vështrimi dhe pritshmëria është për fitoren e kurbinasve. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.