Cungu: Jo gjithmonë ecet me histori, Rexhinaldo? Ndëshkimet i vendos presidenti

0

Kukësi do të përballet ditën e nesërme ndaj Flamurtarit në Vlorë. Trajneri i verilindorëve Armando Cungu ka folur për “Supersport” para këtij testi të rëndësishëm. Kundërshtari, afrime e merkatos dhe problematika me mozambikasin Rexhinaldo ishin temat që shkodrani preku në konferencë.

NDESHJA – “Futbolli jo gjithmonë ecën me histori, ecën me moment për mendimin tim. Kam thënë që nuk është e rëndësishme se çfarë ka bërë më parë Flamurtari me Kukësin dhe e kundërta. Është një ndeshje që duhet respektuar dhe vlerësuar maksimalisht nga ekipi jonë. Pavarësisht problematikave që ka kundërshtari, është një ekip që ka brumë dhe cilësi. Nuk është e lehtë të për të fituar ndaj Flamurtarit, sidomos kur ata luajnë fushën e tyre. Megjithatë, do të përgatitemi për të bërë më të mirën dhe natyrshëm për të kërkuar fitoren”.

MERKATO – “Ardhjet janë cilësore. Kjo është evidente. Klubi ka bërë mirë me këto afrime. Kërkojnë kohën e vet të përshtatjes dhe shpresoj që të jetë sa më shpejt, pasi është në të mirë të individit e klubit. Objektivat nuk ka nevojë tua bëjmë me dije pasi kuptohen vetë. Një profesionist duhet të dijë ta mbajë presionin, duhet të dijë të reagojë si profesionist”.

REXHINALDO – “Personi që drejton klubin është presidenti dhe natyrshëm kërkon maksimumin nga çdo individ. Nëse një individ, kushdo qoftë ai nuk i përgjigjet klubit me korrektësi, natyrshëm që si në çdo klub të Botës do të ketë penalitete. Unë personalisht nuk i dua, por megjithatë futbollistët duhet të jenë serioz dhe të bëjnë më të mirën e mundshme. Në radhë të parë për veten e tyre, pasi i shërben individualisht dhe më pas për klubin”.

PRESIONI – “Është që nga dita që fillon aktiviteti. Presioni është evident. Jo vetëm te Kukësi, por kudo. Aq më tepër tek ekipet e kreut. Sidomos te Kukësi, që prej shtatë vitesh është faktor në futboll shqiptar. Në këtë aspekt natyrshëm që presioni është normal, jo vetëm brenda logjikës së futbollit, por edhe brenda objektivave të klubit.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.