Cungu i dorëzuar: Nuk po e njoh më Vllazninë

0

Armando Cungu është shfaqur tërësisht i demoralizuar në mikrofonin e Supersportit, pas humbjes së thellë në Laç, që ka parë Vllazninë të marrë një tjetër goditje të rëndë dhe tashmë më shumë se vendi i katërt, duhet të shohë për mbijetesën.

“Ekipi ishte në pozita shumë të shëndosha deri pas ndeshjes me Partizanin. Nuk e njoh më këtë ekip, që para ndeshjes me Flamurtarin, që një ditë përpara, diçka nuk shkon. Është e pamundur që ekipi të sillet në këtë mënyrë, si në fushën e lojës, edhe me rezultate. Nuk kemi pësuar gola gjatë gjithë sezonit sa kemi pësuar në 6 javët e fundit. Të them të drejtën nuk ka asnjë lloj justifikimi. Gjithsesi është herët për të folur, nuk duhet folur tani, duket ruajtur qetësia si nga unë, si nga ekipi. Janë edhe dy ndeshje shumë të vështira, do të kemi kohë të flasim më pas. Nuk e njoh më ekipin, nuk është skuadra që kisha edhe sezonin e kaluar. Nuk ka seriozitet, e kam thënë edhe me individë të caktuar, ndoshta edhe si grup i kemi marrë gjërat lehtë. Këtu i referohem Korabit, që ishte vdekjeprurës për ne. Me sa duket e kemi marrë lehtë, tani ndodhemi në këtë situatë, ku pa kuptuar futet ekipi në presion dhe ndodh kjo që ndodh.

“Probleme? Mund të ketë ndonjë, por nuk e shoh të arsyeshme që ekipi sillet kështu, kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe në fund do të bëjmë llogaritë dhe se si sillet Vllaznia në këtë mënyrë. E kam kërkuar mbijetesën që në ditën e parë, kam thënë sa më shpejt, aq më mirë. Vllaznia në këtë sezon nuk ka qenë as për lojë, as për rezultate. E përsërit që prej pragndeshjes ndaj Flamurtarit ekipi nuk sillet si duhet. Nuk e di pse ndodhemi në këtë situatë, do të flasim në fund. Vllaznia deri pas ndeshjes me Partizanin luante futboll, edhe pse jo me kontingjent të plotë, është e pashpjegueshme kjo luhatje e madhe. Diçka nuk shkon. Kushdo që e ndjen veten shkodran në këtë ekip të bëjë maksimumin që Vllaznia të mos shkelë në dërrasë të kalbur, apo të paktën të mos thyhet ajo”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image