Cungu: Ekipi po rritet, dominuam përballë Rostovit

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu ka folur për faqen zyrtare të klubit pas ndeshjes miqësore kundër Rostov, ku verilindorët arritën të marrin një barazim 1-1. Pas kësaj sfide, Cungu u shpreh:

Sfida ndaj Rostov – “Po, nuk ka gjëra të reja këtu, me këto kushte që ne stërvitemi këtu, normalisht që do të përballemi me ekipe të forta. Di të them se ky barazim ishte i drejtë, pavarësisht se për mendimin tim ishim më dominues përballë kundërshtarit”.

Faza përgatitore – “Kryesore për ne është fakti që përgatitemi dhe të jemi të gatshëm për kampionatin. Ekipi ka treguar rritje dhe kjo gjë më mban me shpresa. Si vendosje në fushë, unë kam nevojë për të provuar 2-3 sisteme për të na shërbyer në kampionat.

Skemat – “Dua të shoh sesi sillet ekipi dhe si luan, në varësi të kundërshtarit dhe rezultatit. Për këtë arsye ndryshova skemë, por kishim vështirësi të ambientoheshim. Gjithsesi, në pjesën e dytë bëmë më mirë”.

Shkurtaj dhe Rroca – “Lojtarët e ardhur nuk kanë nevojë për reklamë, pasi dihen aftësitë e tyre që të Gjirokastra. Të dy do të jenë në shërbim të ekipit”,- u shpreh Cungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *