Cungu: E kërkuam rezultatin, ekipi është rritur ndjeshëm

0

Kukësi mori një fitore të pastër 2-0 përballë Shaktar Karagandit në miqësoren e fundit që ekipi verilindor kishte planifikuar gjatë fazës përgatitore.

Për kuksianet, golat u shënuan nga Shkurtaj dhe Çyrbja, me këtë të fundit që shënoi për herë të tretë radhazi. Pas kësaj ndeshje, Cungu u shpreh shumë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, si dhe me rezultatin.

Për faqen zyrtare të klubit, Cungu tha: “Normalisht, skuadra tregoi rritje nga ndeshja e parë. Natyrshëm që përveçse për të parë gjendjen e ekipit, kërkuam dhe rezultatin në këtë ndeshje, pasi sezoni po afron dhe duhet të jemi cinikë. I gëzohem rezultatit, por edhe lojës së skuadrës”,- u shpreh trajneri i verilindorëve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.