Cungu buzëqesh, Gjici ndryshon strategji me tifozët

Kukësi pati probleme me tifozët në ndeshjen me Laçin, pasi u godit anësori Denis Rexha. Gjithsesi Komisioni i Disiplinës i mbylli të dy sytë dhe vendosi vetëm një gjobë për verilindorët. Nisur nga ajo situatë, presidenti Safet Gjici ka vendosur që këtë herë hyrja në stadium të jetë me bileta.

Në ballore një e tillë kushton 200 lekë, kurse biletat për tribunën kryesore dhe dy anësoret pranë saj vlejnë 300 dhe 1000 lekë të reja. Ka qenë vetë klubi verilindor që ka dalë me njoftim për çmimet e biletave. Takimi me Tiranën zhvillohet të dielën prej orës 14:00

INFORMACION PER ÇMIMIN E BILETAVE
Tribuna qendrore -1000 lekë të rinj.
Tribuna A dhe B – 300 lekë të rinj.
Tribuna C – 200 lekë të rinj.
Tribuna e miqve – 300 lekë të rinj.
SHITJA – Biletat mund ti siguroni ditën e ndeshjes pranë “Stadiumi Kamëz”.

SITUATA NË EKIP – Kukësi dje luajti në Kupë kundër Apolonisë dhe fitoi 2-0, çka i dha kualifikimin në fazën çerekfinale skuadrës së Cungut. Grupi nuk ishte i plotë, pasi mungonin lojtarë si Cuculi, Dzaria dhe Uilliam Kordieiro.

Mbrojtësi qendror nuk ka ndonjë problem dhe do të jetë gati për ndeshjen me Tiranën, ashtu sikurse edhe braziliani Kordeiro. Kështu Kukësi do të jetë më i plotë për takimin e kampionatit, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka asnjë të pezulluar me kartonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *