Cungu beson te përmbysja dhe hedh shikimin nga… fati

Në shumë raste, humbja 5-2 lë pak vend për të shpresuar. Por, te Kukësi të gjithë besojnë te mrekullia. Bazuar nga ndeshja e parë në Gjeorgji, kur skuadra krijoi shumë raste, optimizmi për sfidën e kthimit nuk mungon. Besim shfaqi edhe trajneri Armando Cungu, që provoi të motivonte skuadrën, për të provoi të motivonte skuadrën, për të provuar përmbysjen e madhe.
 
PËRMBYSJA – “Kemi besim për këtë ndeshje. Kjo vjen jo rastësisht, por prej forcës së ekipit dhe seriozitetit të djemve. Futbolli ka treguar se çdo rezultat mund të përmbyset. Na lind e drejta ta provojmë, nuk mund të na ndalë askush. Shpresojmë të bëjmë mrekullinë dhe të tregojmë se rezultatet mund të kthehen”.

 

TAKTIKA – “Patjetër që do ta kërkojmë golin prej minutës së parë, por duhet të jemi të kujdesshëm të mos pësojmë, sepse ndryshe bëhet thuajse e pamundur. Në këto ndeshje nevojitet edhe pak fat. Fati na mungoi në takimin e parë, ku nuk shfrytëzuam rastet e shumta që krijuam”.

 

TRAJNERI – “Nuk kam ardhur për të tundur pankinën, apo për të qëndruar një javë. Kam marrë garancinë e presidentit Gjici, në momentin kur vendosëm të bashkëpunonim. Më duket se skuadra ka ndryshuar disi nga momenti kur mora drejtimin, por nuk mund të bëhen gjërat më shkopin magjik. Çdo gjë do kohën e vetë dhe më pas janë drejtuesit ata që japin vlerësimin për punën e bërë”.

 

TIFOZËT – “Pa tifozë nuk ka kuptim sporti, dhe mbi të gjitha futbolli. Në dy tre sezonet e fundit, Kukësi nuk ka patur atë mbështetjen që meriton. Ky është një minus i madh për ekipin. Tifozët i ftoj të jenë sa më të shumtë në numër sepse ekipi ka nevojë për ata”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *